Turizëm

Rezervime online
për turizmin shqiptar.

Sezoni turistik në Shqipëri është i shkurtër dhe i dendur. Kur një vizitor gjen turneun tuaj në korrik, ai nuk pret përgjigje deri nesër. Ose rezervon tani, ose rezervon diku tjetër.

Ne ndërtojmë platforma ku vizitori sheh itinerarin, çmimin dhe datat e lira, dhe e mbyll rezervimin vetë. Ju e shihni kalendarin të përditësuar pa e mbajtur me dorë.

Kemi dorëzuar dy platforma të tilla për operatorë detarë në Vlorë. Të dyja punojnë sot, në sezon, me klientë realë.

Çfarë e bën të vështirë

  • Rezervimet vijnë nga WhatsApp, Instagram dhe telefon, dhe askush nuk e di sa vende kanë mbetur.
  • Vizitorët e huaj duan të lexojnë në gjuhën e tyre dhe të paguajnë para se të mbërrijnë.
  • Moti ndryshon planin, dhe ndryshimi duhet të shkojë te të gjithë menjëherë.
  • Jashtë sezonit faqja duhet të vazhdojë të mbledhë rezervime për vitin tjetër.

Pyetje të shpeshta

A mund të marr pagesa online?

Po. Pagesa e plotë ose vetëm një kaparë, sipas mënyrës si punoni. E konfigurojmë bashkë me ju para se të nisë sezoni.

A funksionon në disa gjuhë?

Po. Shumica e operatorëve me të cilët punojmë kanë nevojë të paktën për shqip, anglisht dhe italisht.

Sa kohë duhet para sezonit?

Nisni të paktën tre muaj përpara. Kjo lë kohë për testim real me rezervime të vërteta para se të vijë vala.

A mund t'i ndryshoj vetë turnet dhe çmimet?

Po. Itineraret, fotot, datat dhe çmimet i ndryshoni ju, pa na kontaktuar.

Pranojmë projekte të reja

Gati për nisje?

Takim njohës, ofertë e detajuar brenda 48 orësh, ekipi caktohet brenda 5 ditësh. Pa detyrim dhe pa presion shitjeje.